Toka Jonë, Shija Juaj
Ruaje datën – Toka Jonë, Shija Juaj po vjen në Prishtina Mall!
Më 11 & 12 Shtator 2026, takohemi në Prishtina Mall për dy ditë kushtuar produkteve vendore, shijeve tona dhe njerëzve që qëndrojnë pas tyre.
Së bashku me kompani dhe prodhues vendorë, do të sjellim më afër jush produkte të prodhuara dhe përpunuara në Kosovë, duke promovuar cilësinë, punën dhe vlerën që krijohet në vendin tonë.
11 & 12 Shtator 2026 | Prishtina Mall
Ruaje datën dhe bëhu pjesë e “Toka Jonë, Shija Juaj”.
Mbështesim të mirën, zgjedhim vendoren!
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit EREA – Empowering Rural Economies in Agriculture, i implementuar nga Caritas Switzerland in Kosovo, me mbështetjen e Austrian Development Agency (ADA)