Rreth nesh
Rreth PePeko-s
PePeKo është krijuar si entitet jo-fitimprurës në vitin 2014 dhe ligjërisht është regjistruar si shoqatë në vitin 2015.
Krijimi i PePeKo-s ka ardhur si rrjedhojë e nevojës së bizneseve vendore, për anëtarësim në shoqata të cilat garantojnë dhe mbrojnë interesat e tyre. PePeKo është një organizatë që luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe shërben si urë lidhëse për më shumë se 20,000 fermerë, që merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve me konsumatorët brenda dhe jashtë vendit. Shoqata jonë synon që me anë të implementimit të projekteve të ndryshme, do të fuqizojë dhe do të kontribuojë në zhvillimin e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve në Kosovë.
Shoqata PePeKo që nga viti 2015 është plotësisht funksionale dhe tanimë ka rreth 30 anëtarë, katër prej të cilëve janë nismëtarë.
ANËTARËT9+
Vite Përvojë
200+
Anëtarë
1800+
Produkte
Objektivat kryesore të Shoqatës

Mbrojtja e interesave të industrisë së përpunimit të pemëve dhe perimeve

Ngritja e kapaciteteve biznesore të përpunuesve vendor dhe ngritjen e kualitetit të produkteve të përpunuara vendore

Mbështetje e anëtarëve në ngritje të kapaciteteve eksportuese

Përfshirja në grupet punuese qeveritare për krijimin dhe vendosjen e legjislacioneve që ndërlidhen me sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve
Aktivitetet e Shoqatës
Njihuni me ekipin tonë

Hartim Gashi
Drejtor Ekzekutiv