Thirrje për Aplikim – Bëhu pjesë e Grupit të Trajnerëve SCORE
Shoqata e Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve të Kosovës – PePeKo, nën udhëheqjen teknike të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe me mbështetjen e projektit “Labour Inspectorate Efficiency”, të financuar nga Suedia, hap thirrjen për profesionistë të kualifikuar që dëshirojnë të bëhen pjesë e Grupit të Trajnerëve të Programit SCORE – Sustaining Competitive and Responsible Enterprises, me fokus në sektorin e përpunimit të ushqimit në Kosovë.
Kandidatët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një Trajnim për Trajnerë (Training of Trainers – ToT) 15-ditor, të financuar plotësisht, i cili mbulon pesë modulet e Programit SCORE:
Bashkëpunimi në vendin e punës;
Cilësia;
Produktiviteti dhe prodhimi më i pastër;
Menaxhimi i fuqisë punëtore;
Siguria dhe shëndeti në punë.
Pas përfundimit me sukses të trajnimit dhe procesit të vlerësimit, kandidatët mund të rekomandohen për certifikim si trajnerë SCORE dhe, në varësi të nevojave të programit, mund të konsiderohen për angazhime të ardhshme për ofrimin e Programit SCORE në ndërmarrjet e sektorit të përpunimit të ushqimit në Kosovë.
Aplikimi
Për aplikim kërkohet:
Curriculum Vitae (CV) në gjuhën angleze, maksimum 3 faqe.
📅 Afati për aplikim: 31 gusht 2026, ora 17:00 CET
📧 Aplikimet duhet të dërgohen në:
[email protected]
Titulli i emailit:
SCORE ToT Kosovo — Application — [Mbiemri, Emri]
Për kriteret e plota të aplikimit, kërkesat për kandidatët, procesin e përzgjedhjes, përmbajtjen e trajnimit dhe angazhimin e mundshëm pas certifikimit, shkarkoni dokumentet e plota të thirrjes:
📄 Thirrja për Aplikim – Shqip
https://acrobat.adobe.com/id/urn:aaid:sc:US:81c7ce7d-abc7-47c9-84e6-a78e1700a0f2
📄 Call for Applications – English
https://acrobat.adobe.com/id/urn:aaid:sc:US:5bea70a6-3cb1-490e-ba61-e6e78dec7ccb
Për pyetje ose informata shtesë lidhur me thirrjen, na kontaktoni në [email protected].