Pepeko organizon me sukses Konferencën e II-të Rajonale
Në një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar në bujqësi dhe agrobiznes, Shoqata Pepeko organizoi me sukses Konferencën e saj të Dytë Rajonale. E mbajtur nën temën “Potenciali i Bashkëpunimit Ndërkufitar në Bujqësi dhe Agrobiznes”, konferenca bashkoi aktorë kyç nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, përfshirë përfaqësues të ministrive, shoqatave kombëtare, të kompanive përpunuese dhe fermerë.
Gjatë kësaj konference, Shoqata Pepeko paraqiti raportin sektorial të vitit 2022-2023 me titullin “Studimi i sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve në Kosovë”. Tjetër raport që u prezantua ishte edhe ai i Shoqatës Organika me temën “Bashkëpunimi Ndërkufitar”. Ngjarja u u realizua në kuadër të projektit “Enterpreneurship Promotion” të financuar nga Giz Kosova.