Logoja e re e ‘PePeKo-s’!
Logoja e re e Pepeko-s është e krijuar në atë mënyrë që të shpërfaqë në detaje identitetin dhe punën që bëjmë ne si shoqatë.
Logoja përmban tri elemente kryesore: mollë, spec dhe bashkimin e bishtit të mollës dhe specit.
Molla interpretohet si simbol i jetës dhe produkt i pastër nga natyra. Speci përfaqëson një nga produktet kryesore që përdoret nga Pepeko, ndërsa, bashkimi i bishtit të mollës dhe specit paraqet elementin unifikues në mes të produkteve.
Një karakteristikë veçuese e logos së Pepeko-s, është edhe përdorimi i ‘hapësirës negative’. Kjo teknikë dizajni kombinon në mënyrën më kreative formën, pozitën dhe ngjyrën për të krijuar një imazh të fuqishëm dhe tërheqës. Ri-brendimi i Shoqatës Pepeko nuk është i rastësishëm – është një pasqyrë e qëllimeve dhe vlerave që përfaqësojmë si shoqatë.