Skip to content

Fillon Fushata “PjataGjelbër”! 🌱🍽

Shoqata PePeKo në bashkëpunim me projektin ”Fuqizimi i Veprimit Lokal për Klimën”, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fonde nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) në Kosovë dhe i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, fillojë fushatën #PjataGjelbër!  E nisur në 2 komuna, fushata sjell mesazhe të rëndësishme për një ndërgjegjësim të përbashkët mbi sistemet ushqimore në të gjithë shoqërinë në Kosovë. Me qëllim të zvogëlimit të ndikimit negativ në mjedis si dhe krijimit të zgjidhjeve të qëndrueshme mjedisore dhe përshtatjes ndaj ndryshime klimatike në bujqësi si dhe nxitja e një sistemi të qëndrueshëm ushqimor.
Kjo fushatë është momenti ynë për t’u bashkuar, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të diskutuar mbi sistemet e qëndrueshme të #ushqimit. Praktikat tradicionale të ushqimit shpesh kanë një kosto për mjedisin tonë, duke çuar në emetimin e gazeve serrë, shpyllëzimin dhe ndotjen e ujit. Për të reduktuar këto ndikime, ne duhet të shtyjmë për #GreenSolutions si bujqësia e qëndrueshme 🌾, energjia e rinovueshme ☀️, ambalazhimi miqësor ndaj mjedisit 📦 dhe reduktimi i mbetjeve ushqimore 🥒 – vetë thelbi i asaj që përfaqëson fushata #GreenPlate

This website is supported by the Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) commissioned by the German Federal Ministry of Economic Cooperation and Development (BMZ) to implement the “Economic promotion to stabilize the labour market in Kosovo” project. The content of this website represents the opinions of the author(s) and is not necessarily representative of the position of the Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ).

2018 PePeKo. All Rights Reserved