Skip to content

Edicioni i tretë i Forumit të Sektorit të Ushqimit

Qëllim kryesor i edicionit të tretë të  Forumit të Sektorit të Ushqimit ishte lidhje e kërkesës me ofertën. Ky edicion që u mbajt me 1 nëntor arriti që me sukses të sjellë së bashku 33 blerës dhe më shumë se 90 shitës. Gjatë eventit u mbajtën aktivitete të shumta, ndër të cilat ishin takimet e biznesit në mes të pjesëmarrësve, dy panele diskutimi dhe degustimi i ajvarit.

Në panele u diskutua për produktet financiare të përshtatura për bujqësinë dhe industrinë e përpunimit të ushqimit, si dhe për përmirësimin e përformancës së brendshme të kompanive përmes automatizimit.

Eventi u mbështet nga USAID Kosovo Compete Activity dhe GIZ-i në Kosovë. Sponsorë dhe pjesëmarrës të tjerë të Sektorit të ushqimit ishin edhe Viva Fresh Store, BPB, Incodeks, ORTO PAPER, Agrion, Floil dhe Zvilo Kosovë.

This website is supported by the Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) commissioned by the German Federal Ministry of Economic Cooperation and Development (BMZ) to implement the “Economic promotion to stabilize the labour market in Kosovo” project. The content of this website represents the opinions of the author(s) and is not necessarily representative of the position of the Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ).

2018 PePeKo. All Rights Reserved