Edicioni i tretë i Forumit të Sektorit të Ushqimit
Qëllim kryesor i edicionit të tretë të Forumit të Sektorit të Ushqimit ishte lidhje e kërkesës me ofertën. Ky edicion që u mbajt me 1 nëntor arriti që me sukses të sjellë së bashku 33 blerës dhe më shumë se 90 shitës. Gjatë eventit u mbajtën aktivitete të shumta, ndër të cilat ishin takimet e biznesit në mes të pjesëmarrësve, dy panele diskutimi dhe degustimi i ajvarit.
Në panele u diskutua për produktet financiare të përshtatura për bujqësinë dhe industrinë e përpunimit të ushqimit, si dhe për përmirësimin e përformancës së brendshme të kompanive përmes automatizimit.
Eventi u mbështet nga USAID Kosovo Compete Activity dhe GIZ-i në Kosovë. Sponsorë dhe pjesëmarrës të tjerë të Sektorit të ushqimit ishin edhe Viva Fresh Store, BPB, Incodeks, ORTO PAPER, Agrion, Floil dhe Zvilo Kosovë.