Association Members

  • Company: ABI&ELIF 19
  • E-mail : info@abiprogres.com
  • Tel :+ 383 29 222 800
    + 383 29 222 800
  • Web: abiprogres.com
  • Adress :Zona Industriale Rr. Tirana p.n. 20000 Prizren, Kosovë

ABI&ELIF 19

Përpunim dhe prodhim

"ABI & ELIF 19"  është kompani e krijuar në vitin 2001 nga një grup i personave me experiencë në biznes. Zhvillimi i hovshëm i kompanisë ka ardhur si rezultat i angazhimit të madh në punë. Si rezultat i punës së palodhshme dhe produkteve mjaftë kualitative, kompania "ABI" ka fituar reputacionin e një kompanie të besueshme në Kosovë dhe në vendet ku eksporton. "ABI" është kompani që ka një numër të madh aktivitetesh biznesore. Sa i përket aktiviteteve në kuadër të përpunimit të pemëve dhe perimeve, "ABI" prodhon produktet në vijim: 
Në kuadër të frutave të përpunuara: marmelatë, kompote, reçel.
Në kuadër të perimeve të përpunuara: gjyveq, bishtajore, bizele, tranguj turshi, speca turshi, keçap, ajvare, feferona, salce domatesh, majonez, etj. 
Momentalisht "ABI" në sektorin e përpunimit ka të punësuar rreth 100 punëtor.

  • CompanyAnanas Impex
  • E-mail : ananasimpex@gmail.com
  • Tel :+381 (0) 38 570 974
    +377 (0) 44 241 688
    +377 (0) 44 163 396
  • Web: ananasimpex.com
  • Adress :Rr. Zahir Pajaziti Podujevë, Kosovë

Ananas Impex

Production and Processing 

Kompania “Ananas Impex” fillet e para i nisi qysh në vitin 1930, për tu shndërruar në një ndërmarrje në vitin 1975 të kultivimit dhe prodhimit të specit të kuq. Në fillim tharja është bërë në furra të thjeshta, pastaj bluarja dhe në fund, produkti final është futur në paketime të thjeshta. Më vonë në vitin 1975, u themelua firma aktuale duke u hapur edhe dyqani i parë në qytetin e Podujevës me emrin “Ananas”, i cili na shërbeu për ekspozimin e të gjitha llojeve të biberit. Në vitin 2000 kompania u regjistrua si firmë e re në Kosovë me po të njëjtin emër “Ananas Impex” dhe pas shumë vështirësive dhe rinisje e të gjithë punës nga e para, por me një traditë që nuk u shkatërrua asnjëherë. Ne filluam sërish me prodhimin dhe paketimin e biberit në një ambalazh të ri, si asnjëherë më parë, këtë radhë në emër të firmës dhe me logon tonë. Kompania ka rreth 50 punëtor, e cila vazhdoi me shitjen duke mbuluar të gjitha dyqanet dhe tregun kosovar si prodhues i suksesshëm vendor, të cilën gjë vazhdojmë ta bëjmë me shumë përkushtim edhe në ditët e sotme. 

Ask Foods

Processing and Products

"Ask Foods" është kompani e krijuar në vitin 2008 kurse aktivitetin e përpunimit e ka filluar në 2010, momentalisht punëson 157 punëtor të rregullt, kurse në sezon ky numër shkon deri në 400. Lokacioni i kompanisë është në fshatin Livoq të Gjilanit, regjion që konsiderohet mjaftë i pastër dhe ekologjik. Ask Foods është e çertifikuar me ISO 9001:2008 dhe me HACCP, gjë që e mundëson kompaninë me e rrit konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare. Vizioni i kompanisë Ask Foods është kualiteti më i lartë i mundshëm prej frutave dhe perimeve më të mira. Ask Foods përdor teknologjinë më të avancuar të përpunimit të pemëve dhe perimeve, por me theks të veçantë kombinimin e tyre me metodat tradicionale të përpunimit. Ask Foods prodhon një gamë të gjerë të produkteve, por rëndësi të veçantë ju kushton: ajvareve, marmeladave, reçeleve, turshive të ndryshme, feferonave, salcave, etj. Prodhimet e Ask Foods nuk përmbajnë konzervancë, aditiv, ngjyra artificiale, aroma, etj.

EuroFood

Processing and Products

"Eurofood" është kompani e krijuar në vitin 1999 dhe si aktivitete kryesore ka prodhimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve të përpunuara. Lokacioni i kompanisë është në Prizren. Produktet kryesore të kompanisë janë: keçapët, majonezët, marmelatat, turshitë (duke përfshi feferonat, kornishonat, somborkat etj.), gjithashtu kompania prodhon edhe ajvare dhe sirupe të ndryshme të pemëve. Fokusi kryesor i kompanisë është të prodhoj produkte kualitative, me rrit konkurrencën në treg në kuptimin më të mirë të fjalës, me arritë kënaqësinë e konsumatorëve me prodhimet e kompanisë. Gjithashtu, kompania jonë është eksportuese e rregullt në vendet e ndryshme evropiane dhe ato të rajonit. Kompania është e çertifikuar me standardet HACCP dhe ISO 22000.

  • Company: Jege-Foods
  • E-mail : jegefoods2014@hotmail.com
  • Tel : +383 (0) 44 507 833
    +383 (0) 49 611 300
  • Web:
  • Adress :Rr. Besim Shala pn Prizren, 20000, Kosovë

Jege-Foods

Processing and Products

"Jege-Foods" është kompani e krijuar kohëve të fundit. Pronarët e kompanisë, me një përvojë disa vjeçare në sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve, në vitin 2014 vendos me hap kompaninë e tyre. Gjithashtu edhe lokacioni i kompanisë është mjaftë i përshtatshëm për këtë lloj biznesi shkaku i klimës shumë të mirë dhe tokës mjaft pjellore për rritjen dhe kultivimin e pemëve dhe perimeve. "Jege-Foods" rëndësi të madhe i jep kualitetit të produkteve. Kjo dëshmohet me prezencën dhe pëlqyeshmërinë e konsumatorit në treg. Pothuajse, të gjithë prodhimet e saj "Jege-Foods" i shet në tregun e brendshëm. Kapacitetet përpunuese të kompanisë janë të larta, por prodhimi total vjetor i kompanisë varet kryesisht nga prodhimet vendore të perimeve dhe pemëve. "Jege-Foods" produktet e saj i realizon mbi 90 % nga produktet vendore. 
Ndër produktet më të njohura të kompanisë janë: feferonat, sallatat e ndryshme, somborkave, salcave të domateve etj. "Jege-Foods" ka të punësuar afërsisht 20 punëtor, kurse ky numër rritet gjatë sezonës së kultivimit të perimeve dhe pemëve.


KB Krusha

Processing and Products

“KB Krusha” në Krushë të Madhe është themeluar me nismën e disa grave kryefamiljare, të cilat kanë humbur burrat në luftë. Vullneti dhe përkushtimi i madh bënë që kjo veprimtari e grave fermere të rritet nga viti në vit dhe të shndërrohet në veprimtari afariste fitimprurëse. Shoqata e dikurshme “Gratë e Veja”, e themeluar në vitin 2003 nga një grup i grave kryefamiljare pa burra, u kthye në biznes fitimprurës në vitin 2010. Puna jonë na bënë që ne ti vlerësojmë çdo herë e më shumë meritat, aftësitë dhe rëndësinë e kolegëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë sepse suksesi jonë është edhe suksesi i tyre. Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” merret me konservimin e specave turshi të 12 llojeve të ndryshme dhe të ajvarit shtëpiak. Të gjitha prodhimet e kësaj kooperative janë tradicionale dhe recetat që përdoren për këto produkte janë shtëpiake, e për shkak të kësaj prodhimet e kësaj Kooperative shikohen si prodhime të vlefshme në krahasim me ato industriale. Momentalisht “KB Krusha" ka të punësuar 55 punëtor.

  • Company: MOEA
  • E-mail : info@moea-ks.com
  • Tel : +383 (0) 44 376 369
  • Web: frutomaniaks.com
  • Adress :Rr. “Epiri” nr. 25 Industrial zone, Magjistralja Prishtinë-Fushë Kosovë Prishtina, Kosovë

MOEA

Përpunim dhe prodhim

"MOEA SH.P.K." është kompani private e themeluar në vitin 2006. Në pronësi ka një sipërfaqe prej 400 ha dhe me mbi 500.000 pemë frutore të mbjellura në sipërfaqe prej 200 ha. Kjo e bën MOEA-në njërin nga prodhuesit më të mëdhenj të frutave në rajon, ku kultivohen: dredhëza, mjedra, aronia, boronica, vishnja, qershia, kajsia, pjeshka, kumbulla, molla, dardha dhe ftoi. Duke filluar nga viti 2010, MOEA fillon përpunimin e frutave me një linjë moderne dhe teknologji të avancuar të përpunimit të tyre, në parimin e ekstraktimit të ftohtë të lëngut si dhe bluarjes së frutave, duke i përfshirë në përmbajte të lëngut frutin në tërësi, me të gjitha fibrat, vitaminat dhe antioksidantët, ashtu si është në natyrë. Frutat vjelën dhe përzgjedhen me dorë, ndërsa vetëm frutat më të shëndetshëm dhe më të freskëta e gëzojnë të drejtën të bëhen pjesë përmbajtëse e FRUTOMANIA Brand. Me kalimin e kohës kompania çertifikohet me shumicën e standardeve ndërkombëtare për çertifikimin e cilësisë, si: Global Gap, HACCP dhe ISO. Kompania në total ka rreth 250 punëtor.

Mix Product

Processing and Products

"Mix Product SH.P.K" është kompani e re në territorin e Kosovës. Që nga themelimi i kompanisë operojmë në industrinë ushqimore duke u marrë me përpunimin e frutave dhe perimeve. Selia e kompanisë është e vendosur në Prizren, Kosovë. Kompania ka rreth 20 punëtor të përhershëm, megjithatë ofrohen gjatë sezonës verore dhe punët sezonale, me qëllimin e mbështetjes së tregut lokal të punës. Teknologjia e prodhimit është e bazuar në recetat tradicionale. Kompania jonë ofron asortiment të gjerë të produkteve. Ofrojmë mbi 30 produkte të ndryshme siç janë: majonez, keçap, salcat nga pureja e domateve dhe perimeve të tjera. Gjithashtu, prodhojmë marmelatë me përbërje të lartë të frutave, karakteristikë që ndikon në shijen, aromën, ngjyrën dhe i bën produktet tona të dallohen nga ofertat tjera në treg. Hap pas hapi kemi zgjeruar asortimentin tonë të prodhimeve dhe kemi plotësuar hapësirën e punës me makineri dhe pajisje moderne. Qëllimi jonë është që konsumatorët të jenë të kënaqur dhe të rrisim numrin e konsumatorëve të rinj me kualitetin e lartë të prodhimeve, të cilat i ofrojmë me çmime konkurruese, përgjigje të shpejtë të porosive dhe shpërndarjen e shpejtë të produkteve. Mix Product gjithashtu eksporton edhe në vendet si: Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje dhe vende të tjera.

R-Company

Processing and Products

"R-Company" është kompani e krijuar në vitin 1992, por që në fillim ka qenë kompani që nuk e ka pas në aktivitetin e saj përpunimin e perimeve dhe pemëve. Këtë aktivitet "R-Company" e ka filluar në vitin 2004. Lokacioni ku kjo kompani e ka të ndërtuar fabrikën e saj në Gjakovë njihet me klimë dhe tokë mjaftë të favorshme për kultivimin e perimeve, kjo ka qenë njëra ndër arsyet kryesore pse kompania ka vendosur të ndryshoj destinimin e biznesit. "R-Company" ka të punësuar rreth 20 punëtor, kurse gjatë pikut të sezonës ata marrin edhe 10 punëtor të tjerë sezonal. Gjatë vitit 2017 kjo kompani kishte arritur të prodhoj rreth 200 ton perime të përpunuara. Si prodhime më të njohura të kësaj kompanie mund të ceken: feferonat, trangujt, lakrat e përpunuara, si dhe produkte të tjera të perimeve të kombinuara-sallata. Produktet e kompanisë "R-Company" janë të dëshmuara për kualitetin e tyre. Pjesa më e madhe e produkteve shiten në Kosovë, kurse një përqindje e vogël eksportohen në vendet rajonale, si: Shqipëri, Maqedoni, etj.

  • Company: Sole Kosova
  • E-mail : solekosova@hotmail.com
  • Tel : +383 (0) 44 222 319
    +383 (0) 45 800 089
  • Web: n/a
  • Adress :Rr. Nena Terez p.n. Industrial zone, Fushë Kosovë , Kosovë

Koral

Processing and Products

"Koral" është kompani që në aktivitetet e tyre të shumta ka edhe përpunimin e pemëve dhe perimeve. Është një ndër kompanitë më të mëdha të sektorit të përpunimit në Kosovë. Kompania rëndësi të madhe i jep kualitetit të produkteve të tyre, si dhe besueshmërisë në treg. "Koral" është e çertifikuar me standardet: HACCP, ISO 22000 dhe ISO 9001. Prej produkteve tona më të shitura janë: ajvaret, turshitë e ndryshme, fletët e lakrave, e shumë produkte tjera. Gjatë një viti kompania "Koral" prodhon mbi 1500 ton produkte të përpunuara, ku shitja e tyre është gjithmonë e garantuar. Në sektorin e përpunimit "Koral" ka të angazhuar rreth 25 punëtor të rregullt, kurse gjatë sezonit punëson deri në 50 punëtorë shtesë.