Skip to content

“Tregu në Rrota” – Promovimi i prodhuesve vendorë në shtatë qytete të Kosovës

Shoqata e Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve të Kosovës – PePeKo ka përfunduar me sukses realizimin e iniciativës “Tregu në Rrota”, e zhvilluar gjatë periudhës 20 korrik – 1 gusht 2026 në shtatë qytete të Kosovës.

“Tregu në Rrota” u konceptua si një iniciativë mobile për promovimin e produkteve vendore dhe krijimin e mundësive të reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që operojnë në sektorin agro-ushqimor.

Gjatë dy javëve të realizimit, aktiviteti u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Viti, duke sjellë në secilin qytet prodhues vendorë dhe një shumëllojshmëri produktesh ushqimore, të përpunuara, tradicionale dhe artizanale.

Në secilën ndalesë, bizneset pjesëmarrëse patën mundësi të ekspozojnë dhe promovojnë produktet e tyre, të realizojnë shitje direkte dhe të komunikojnë me konsumatorët. Formati mobil mundësoi që produktet vendore të prezantohen në tregje dhe lokacione të ndryshme, duke krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë ndërmjet prodhuesve dhe konsumatorëve.

Aktivitetet u karakterizuan nga interesim i qytetarëve dhe nga një ofertë e larmishme e produkteve vendore. Përveç aspektit promovues, iniciativa krijoi mundësi për bizneset që të prezantojnë markat e tyre para një audience më të gjerë, të marrin reagime të drejtpërdrejta nga konsumatorët dhe të testojnë mundësi të reja për qasje në treg.

Me përfundimin e ndalesës së fundit, është përmbyllur cikli i planifikuar i “Tregut në Rrota” për vitin 2026, pas realizimit të aktiviteteve në të shtatë qytetet e planifikuara.

Iniciativa u realizua nga PePeKo në bashkëpunim me BPB dhe EBRD, me fokus në promovimin e prodhimit vendor, rritjen e dukshmërisë së ndërmarrjeve agro-ushqimore dhe krijimin e mundësive për lidhje më të drejtpërdrejtë me tregun dhe konsumatorët.

This website is supported by the Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) commissioned by the German Federal Ministry of Economic Cooperation and Development (BMZ) to implement the “Economic promotion to stabilize the labour market in Kosovo” project. The content of this website represents the opinions of the author(s) and is not necessarily representative of the position of the Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ).

2018 PePeKo. All Rights Reserved