Për Ne

Për ne

Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës

"PePeKo" është krijuar si entitet jo-fitimprurës në vitin 2014 dhe ligjerisht është regjistruar si shoqatë në vitin 2015. 

Objektivat kryesore të shoqatës janë mbrojtja e interesave të anëtarëve të shoqatës, me qëllim të zhvillimit të sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve, si dhe të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë përmes zinxhirit të vlerës.

Objektivat kryesore të shoqatës:

•    Mbrojtja e interesave të industrisë së përpunimit të pemëve dhe perimeve
•    Ngritja e kapaciteteve biznesore të përpunuesve vendor dhe ngritjen e kualitetit të produkteve të përpunuara vendore
•    Mbështetje në ngritje të kapaciteteve eksportuese
•    Pjesmarrje në grupet punuese qeveritare në krijimin dhe vendosjen e legjislacioneve që ndërlidhen me sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve

Shoqata tashmë ka filluar me aktivitetet në mbështetje të anëtarëve të shoqatës duke kontribuar në mirëqenjen e sektorit në përgjithësi.

Shoqata organizon një numër të madh të aktiviteteve

•    Koordinimin e takimeve me bartësit krysor të sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve 
•    Aplikimi i përbashkët për organizimin e zinxhirit të furnizimit
•    Organizimin e vizitave në regjion dhe vendet e Bashkimit Europian me qëllim të gjetjes së tregjeve të reja
•    Organizimin e pjesmarrjës në panaire që ndërlidhen me sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve 
•    Mbrojtjen e produkteve të përpunuara të pemëve dhe perimeve nga informaliteti
•    Koordinimin e aktiviteteve të ndryshme me interes të përbashkët me shoqatat si motra (vendore dhe ndërkombëtare)

 
Shoqata momentalisht ka 10 anëtarë, prej të cilëve 4 janë nismëtar të krijimit të shoqatës.
Shoqata e përpunimit të pemëve dhe perimeve është plotësisht funksionale dhe paraqet një mbështetje maksimale për antarët e saj, kudo që shoqata i përfaqëson.

Bizneset vendore kanë identifikuar nevojën dhe rëndësinë e anëtarësimit në shoqata. PePeKo është një organizatë që luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe  përfaqëson një urë lidhëse për më shumë se 20,000 fermer në kultivim të pemëve dhe perimeve, si dhe konsumatorëve brenda dhe jashtë vendit. Shoqata me anë të implementimit të projekteve të ndryshme do të fuqizoj dhe do të kontribuoj në zhvillimin e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve në Kosovë. 

Njihuni me ekipin tonë

Hartim Gashi

Drejtor Ekzekutiv

Nysret Lezi

Zyrtar Tereni