Raporti i Anketës mbi Kënaqshmërinë e Konsumatorëve

Qëllimi i Anketës së Kënaqshmërisë së Konsumatorëve, të komisionuar nga PPSE ishte të vlerësonte disa aspekte lidhur me produktet ushqimore vendore.

Anketa synonte të vlerësonte kërkesën në treg, përmirësimet në cilësi dhe konkurrencën e produkteve vendore në treg.

Fokusi ishte te kënaqësia e konsumatorëve me kategori të veçanta të produkteve vendore të perimeve dhe frutave të përpunuara, produkteve bio dhe produkteve konditore, ndër të tjera. Përveç kësaj, anketa synonte të hetonte faktorë si ndikimi i inflacionit në kërkesën e konsumatorëve dhe të mblidhte rekomandime dhe sugjerime nga konsumatorët për të përmirësuar produktet në mënyrë që të adresohen shqetësimet e tyre.

Anketa është përgaditur nga UBO Consulting, për Association of Fruits and Vegetable Processors of Kosovo (PePeKo), dhe është komisionuar nga projekti PPSE.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (#SDC) dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.


Raporti i Anketën e Kënaqshmërisë së Konsumatorëve për produktet vendore mund ta gjeni të publikuar të plotë dhe në tri gjuhët në faqen e projektit PPSE.