Workshopi "Analiza SWOT për eksportin e pemëve dhe perimeve të përpunuara dhe të ngrira"

Më 13 nëntor 2019, në ambientet e GIZ Kosova, u mbajt workshopi "Analiza SWOT për eksportimin e pemëve dhe perimeve të përpunuara dhe të ngrira", ligjëruar nga Stefan Rosenow.


Në këtë workshop morën pjesë anëtarët e shoqatës sonë, të cilët përcaktuan përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve. Mes shumë mendimesh dhe diskutimesh, arritëm të kombinojmë përparësitë me mundësitë, si dhe dobësitë me rreziqet.


Për këtë hulumtim janë vizituar kompanitë anëtare të shoqatës dhe kompanitë e tjera të përpunimit të pemëve dhe perimeve.


Ky workshop, që i paraprinë hulumtimit në fjalë, mbështetet nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.