Tryeza e rrumbullakët 2019

Odoo CMS- Sample image floating

Me datë 10 mars 2020, Shoqata PePeKo ka organizuar një tryezë të rrumbullakët, ku si temë diskutimi ishte problemet, vështirësitë dhe perspektiva e Industrisë Agro-Ushqimore, në të cilin ishin të pranishëm Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve, z. Isuf Cikaqi, përfaqësues i projektit CETEP në GIZ Kosova, z. Mustafë Kastrati, dhe Kryetari i Shoqatës PePeKo, z.Irfan Fusha. Pastaj, të pranishëm të tjerë ishin: përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Financave, Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës, ATK, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, Përfaqësues të institucioneve bankare, Përpunuesit e pemëve dhe perimeve, Shoqatat partnere, Pikat grumbulluese, Profesorë dhe studenta.


Fillimisht u prezantuan rezultatet e hulumtimeve të realizuara gjatë vitit 2019 nga ekspert të angazhuar nga shoqata PePeKo. Temat e prezantimeve ishin: “Procedurat aktuale të eksportit” prezantuar nga z. Naim Huruglica, “Zinxhiri i vlerës në sektorin e pemëve dhe perimeve” nga znj. Iliriana Miftari, si dhe “Marketingu i produkteve agro-ushqimore” nga z. Visar Berisha.


Pas prezantimeve të hulumtimeve u hap diskutimi, ku të gjithë të pranishmit diskutuan për temat në fjalë dhe dhanë mendimin e tyre për problemet, vështirësitë dhe perspektivën e Industrisë Agro-Ushqimore.


Ky takim është mbështetur nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.