Trajnimi: "Sëmundjet dhe dëmtuesit te kultura e specit"

Trajnimi i radhës i organizuar nga Shoqata PePeKo është mbajtur me datë 18.12.2019, për fermerët e komunës së Podujevës, me temën “Sëmundjet dhe dëmtuesit te kultura e specit”.


Në këtë trajnim, fermerët janë njoftuar më shumë rreth fidaneve të specit, ujitjes, sëmundjeve dhe dëmtuesit e kësaj kulture. Tema është elaboruar në mënyrë të detajuar dhe shumë të kuptueshme,  nga agronomi z. Skender Ramadani, i cili ishte i gatshëm të përgjigjej dhe të ofronte këshilla për të gjitha pyetjet e fermerëve prezent. Përgjatë prezantimit janë paraqitur fotografitë e realizuara gjatë kohës në teren, në të cilat mund të shiheshin qartë dëmtimet e shkaktuara nga sëmundja e Antraknozës.


Fermerët ishin të gatshëm për mbrojtjen e prodhimit të tyre dhe ishin të interesuar për këshillat e agronomit.


Ky trajnim është mbështetur nga  Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.