Trajnimi: "Procedurat e Brendshme të Prokurimit, Financave dhe Burimeve njerëzore"

Me datë 19.09.2019 është mbajtur trajnimi për Procedurat e Brendshme të Prokurimit, Financave dhe Burimeve njerëzore, trajnim ky i cili është mbajtur në ambientet e shoqatës sonë.


Ishte nder të kishim trajner ekspertin e fushës së ekonomisë, z. Astrit Musa, i cili e shtjelloi temën në detaje. Të pranishëm ishin shoqatat: Mjedra e Kosovës dhe Organika. E gjithashtu në trajnim nuk mungoi as përfaqësuesja nga GIZ Kosova, znj. Albulena Basha.


Përmes këtij trajnimi shoqatat janë informuar rreth rëndësisë dhe qëllimit të procedurave të prokurimit, në theks të veçantë për procesin e dokumentacionit të nevojshëm për shoqatat.


Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e këtij trajnimi për prezencën e tyre, e gjithashtu një falënderim i veçantë shkon edhe për trajnerin që ka shprehur gatishmërinë e tij për këtë punë.