Takimi vjetor i bordit

Me datë 04 Shkurt 2020 është mbajt takimi vjetor i bordit të Shoqatës PePeKo, në të cilën u diskutua për aktivitetet që do të realizohen në vitin 2020.


Takimi filloi nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës, Z. Hartim Gashi, i cili prezantoi aktivitetet e  realizuara në vitin 2019 dhe rezultatin e tyre. Pas këtij prezantimi u diskutua për të gjitha aktivitetet që do të realizohen brenda vitit 2020 dhe të cilat do të zhvillojnë edhe më shumë sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve.


Interesimi për anëtarsim në Shoqatën PePeKo është shtuar dhe këtë vit presim që Shoqatës të iu shtohen edhe katër kompani të tjera përpunuese të pemëve dhe perimeve.