Takim: Problemet dhe vështirësitë e kontraktimit

Me datën 27.02.2020 është mbajtur një takim në Komunën e Rahovecit, në bashkëpunim me AGRO/USAID.


Takimi u hap nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës PePeKo, z. Hartim Gashi, i cili tregoi për sasinë e lëndës së parë e cila nevojitet për përpunimin dhe prodhimin e produkteve finale të kompanive përpunuese. Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth bashkëpunimit dhe koordinimit të fermerëve, pikave grumbulluese dhe përpunuesve, me tema të veçanta në ofertën dhe kërkesën për perimet, si: tranguj, domate dhe speca. Në këtë takim u diskutua edhe për problemet dhe vështirësitë e kontraktimit.

Takimi u shoqërua me një fjalë rasti nga Drejtori i Projektit AGRO/USAID, z. Fatmir Selimi.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin: pikat grumbulluese, fermerët dhe kompanitë përpunuese të pemëve dhe perimeve, të cilët gjatë diskutimit ofruan edhe propozime për zgjidhjen e problemeve.