Takim për planifikimin e vitit 2020

Një vit me plot aktivitete dhe shumë suksese që lam pas, i parapriu një planifikimi edhe më të madh për sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve. Gjithmonë në drejtim të zhvillimit të sektorit të lartpërmendur, është mbajtur një takim në mes anëtarëve të shoqatës sonë dhe donatorit GIZ Kosova.


Në këtë takim është diskutuar për aktivitetet e realizuara deri më tani dhe rreth atyre që planifikojmë t’i zhvillojmë në vitin 2020.


Ide dhe mendime të ndryshme do të harmonizohen në planifikimin e aktiviteteve për këtë vit, të cilat do të na shpiejnë drejt suksesit edhe më të madh të zhvillimit të sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve.