Takim me Odën Ekonomike: Diskutim rreth hulumtimit të politikave fiskale

Shoqata jonë ka realizuar një takim me Drejtorin e Odës Ekonomike të Kosovës me datën 14 gusht 2019, në të cilën morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i PePeKo-s, z. Hartim Gashi, Profesoresha, znj. Iliriana Miftari, dhe Zyrtarja për komunikim në PePeKo, znj. Rina Berisha. Fillimisht, Drejtori i OEK u njoftua më gjerësisht rreth anëtarëve dhe shoqatës sonë.


Prof. Dr. Mujë Gjonbalaj, Prof. Ass. Iliriana Miftari dhe shoqata jonë, kemi bërë një hulumtim për politikat fiskale, prandaj, edhe qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi i po kësaj teme, më saktësisht për pakon fiskale 2.0.


Me Odën Ekonomike kemi arritur marrëveshje dhe bashkëpunim për:

1. Realizimin e një takimi me Ministrinë e Financave

2. Organizimin e një konference të rregullt për shtyp dhe 

3. Një raport bashkëpunimi me shoqatën tonë.


Po ashtu, me Odën Ekonomike jemi dakorduar që prezantimi publik i hulumtimit të realizohet në javën e dytë të muajit shtator. Përveç kësaj, është diskutuar dhe kemi rënë dakord për organizimin e hapave lobuese ndaj institucioneve shtetërore për përmirësimin e pakos fiskale 2.0. Këto hapa do të ndihmojnë në realizimin dhe arritjen e qëllimit të hulumtimit, gjithashtu, Oda Ekonomike e Kosovës ishte bashkëpunuese në planifikimin e hapave për suksesin tonë.