Takim me ATk: Përmirësimi i politikave fiskale në sektorin e bujqësisë

Me datën 6 gusht 2019, është mbajtur takimi me Drejtorin e ATK-së, z. Ilir Murtezaj, në të cilën morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i shoqatës PePeKo, së bashku me profesorët z. Mujë Gjonbalaj dhe znj. Iliriana Miftari. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që të diskutohet në ndryshimin ose përmirësimin e politikave fiskale, në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi i sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve.

Ne, si shoqatë e përpunimit të pemëve dhe perimeve, kemi shprehur dëshirën të diskutojmë temat si më poshtë:

1. Pako fiskale 2.0

2. TVSH-ja për lëndën e parë

3. Rimbursimi automatik i TVSH-së dhe

4. Tema të tjera

Para së gjithash, mbështetja e ATK-së është e nevojshme për përmirësimin e politikave fiskale në sektorin e përpunimit të pemëve dhe përimeve, si dhe për sektorin e bujqësisë në përgjithësi.

Drejtori i ATK-së, z. Ilir Murtezaj shprehi interesimin dhe gadishmërinë për mbështetjen e qëllimit tonë në ndryshimin ose përmirësimin e politikave fiskale, në mënyrë që sektori i përpunimit të mund të zhvillohet dhe të ketë përfitim nga këto politika.