Punëtori rreth çështjeve të eksportit

Me datë 12 dhjetor 2019, u mbajt workshopi i organizuar nga Shoqata PePeKo. Në këtë punëtori ishin prezent përfaqësues të kompanive anëtare të shoqatës sonë, të cilët u informuan më shumë rreth të gjitha hulumtimeve që janë bërë me qëllim të zhvillimit të kompanive të tyre. 


Workshopi filloi nga një prezantim i punës dhe aktiviteteve të shoqatës, prezantim ky i realizuar nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës PePeKo, z. Hartim Gashi, vazhduar me prezantimin për hulumtimin e realizuar nga z. Naim Huruglica rreth çështjeve të eksportit.


Përfundimi  i workshopit u shoqërua nga prezantimi i z. Albert Çuni, i cili prezantoi hulumtimin dhe punën e tij rreth analizës SWOT për sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve, poashtu këtu nuk munguan as idetë e reja dhe diskutimet nga të gjithë pjesëmarrësit.


E gjithë kjo punëtori është mbështetur nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.