Puna në teren: Këshilla në prodhimin e perimeve


Shoqata Pepeko ka angazhuar agronomin, z. Skender Ramadani, për mbikqyrjen e kultivimit të perimeve në disa regjione të Kosovës. Puna në terren ka filluar me datën 16 korrik 2019 dhe vazhdon të zhvillohet më tutje. Fermerët që janë vizituar dhe që do të vizitohen janë fermerët që kanë kontrata me kompanitë përpunuese të pemëve dhe perimeve, që janë anëtarë të shoqatës sonë.


Deri më tani është vizituar regjioni i Dukagjinit, pra fermerët që kultivojnë varietete të ndryshme të specit për përpunim, siç janë: kurtovska kapija, sumborga, speca babura, etj., tranguj, domate, etj.


Qëllimi i këtij aktiviteti është ofrimi i trajnimeve për kultivimin e perimeve për temat:

• Përgaditjen e fidaneve

• Përgaditjen e tokës për mbjelljen e fidaneve

• Transplantimin e fidaneve 

• Ujitje

• Menaxhimi i barojave

• Të ushqyerit e bimëve

• Kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve

• Koha e vjeljes

• Koha e pas-vjeljes dhe ruajtja 

• Mbikqyrjen e fermerëve të cilët kultivojnë perime dhe që janë nën kontraktim me kompanitë anëtare të shoqatës,

• Përgaditjen e fermerëve për çertifikim me Global GAP.


Angazhimi i agronomit do të vazhdoj deri në përfundim të sezonës së prodhimit dhe do të organizohen disa trajnime ku do të paraqiten problemet të cilat janë gjetur gjatë vizitave në teren. Gjithashtu, fermerët do të marrin këshillat e nevojshme dhe rekomandimet në bazë të të gjeturave në teren, në mënyrë që përmirësimi i teknologjive dhe implementimi i rekomandimeve të fillojnë çysh në fazat e para të kultivimit të sezonës së ardhshme.