Një ndër qëllimet e shoqatës sonë është edhe pjesëmarrja në panairet vendore dhe ato ndërkombëtare. Në muajin tetor, përveç pjesëmarrjes në panairin ANUGA, në Gjermani, anëtarët e shoqatës sonë kanë qenë pjesë e Panairit të Ushqimit dhe Pijeve AGROKOS, në Prishtinë.
Në këtë panair, të mbajtur më 23-25 tetor 2019, ishin të pranishme 6 kompani përpunuese të pemëve dhe perimeve, njëherësh edhe anëtarë të shoqatës: Abi & Elif 19, JEGE, Ananas Impex, KB Krusha, MOEA dhe EUROFOOD.
Vizitorët kanë pasur rastin të njihen nga afër me punën dhe produktet e kompanive vendore dhe kanë pasur mundësinë t’i shijojnë këto produkte.
Në këtë panair, si visitor ishte edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, i cili u interesua dhe u informua për problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e këtij sektori.
Mundësia për pjesëmarrje në panairin AGROKOS ishte falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.