Misioni i shitjes në Gjermani

Shoqata PePeKo është gjithëmonë në mbështetje të kompanive anëtare të saj.


Nga 18 nëntor deri më 22 nëntor 2019 është realizuar aktiviteti i radhës së Shoqatës PePeKo, në të cilën kompanitë anëtare të shoqatës sonë kanë pasur mundësinë të marrin pjesë në një mision-shitje me qëllim të gjetjes së partnerëve të rinjë për distribuimin e produkteve në vendet e Evropës.


Kompanitë të cilat kanë marrë pjesë në këtë vizitë ishin: Abi & Elif 19, KB Krusha, MixProduct dhe MOEA; të cilat kanë pasur mundësinë të shkëmbejnë kontaktet dhe të krijojnë lidhje për bashkëpunime në të ardhmën.


Vizitat janë realizuar në kompanitë distributive të produkteve që vijnë nga Ballkani, siç janë: Adria Impex, DEJA Supermarkt, Domovina/Domovina “Istambul Market”, Hanex GmbH dhe Kelmendi. Të gjitha këto kompani ishin të gatshme, jo vetëm në mikëpritjen, por edhe për fillimin e bashkëpunimit me kompanitë tona.


Aktiviteti në fjalë është mbështetur nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.