Konferenca për media

 Duke marrë parasysh hulumtimin tonë rreth plotësim/ndryshimit për politika fiskale dhe marrëveshjen me Odën Ekonomike të Kosovës, sot, më 24.09.2019, u mbajt konferenca për media e realizuar në ambientet e OEK. 



Konferenca u hap nga Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, dhe vazhdoi me prezantimet nga Znj. Olivera Ceni-Bardiqi, e cila prezantoi hulumtimin e realizuar nga OEK rreth çertifikimit të kompanive për produktet e tyre me standardet e sigurisë së ushqimit.

Odoo CMS- Sample image floating

Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i shoqatës PePeKo prezantoi hulumtimin e realizuar nga shoqata, për politikat fiskale, përkatësisht pakon fiskale 2.0.

Këto hulumtime iu prezantuan mediave të pranishme në këtë konferencë.



Pas kësaj konference dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, besojmë që akterët kryesor do të marrin në dorë çështjen e plotësim/ndryshimit të politikave fiskale. Këto hulumtime janë lehtësim për institucionet kompetente për formulimin e politikave fiskale, por edhe atyre bujqësore, ku në këtë mënyrë të bashkëpunimit dhe funksionimit të hallkave zinxhirore do të arrijmë t’iu dalim në ndihmë fermerëve dhe përpunuesve vendor, e aq më tepër do të arrijmë edhe një zhvillim më të madh ekonomik të vendit.