"Kampanja Lobuese dhe Fuqizimi i rolit të shoqatës PePeKo"

Qëllimi kryesor i kampanjës lobuese është të fuqizojë rolin e shoqatës "PePeKo", me qëllim të inicmit të ndryshimit të Pakos Fiskale dhe të ndihmojë në zhvillimin e sektorit të procesimit të frutave dhe perimeve në Kosovë.  


Për të realizuar këtë synim shoqata "PePeKo" ka angazhuar Profesorin Mujë Gjonbalaj, i cili do t'i prezentojë të gjeturat e hulumtimit mbi pakon fisakle e i cili është realizuar gjatë  fundëvitit 2018, dhe bazuar në rekomandimet e dala nga hulumtimi dhe që janë prezentuar në konferencën e organizuar nga "PePeKo" në muajin dhjetorë 2018, ne si shoqatë do t'i vizitojmë akterët kryesorë dhe të cilët kanë ndikim direktë në implementimin e politikave fiskale.


Ky aktivitet është mbështetur nga Progami CETEP-GIZ, me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqatës si dhe të mbrojë interesat e kompanive vendor për përpunimin e pemëve dhe perimeve, gjithashtu të ndihmojë në përgjithësi në zhvillimin e bujqësisë në vend. 


Ky aktivitet do të vazhdojë intenzivishtë në tremujorin e parë të vitit 2019, ku do të takohemi me shumicën e institucioneve lokale duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Financave, Doganat e Kosovës, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, etj., për të prezantuar rezultatet e hulumtimit si dhe rekomandimet e nxjerra nka ky hulumtim.