Më 28 janar 2020 është mbajtur aktiviteti i organizuar nga GIZ Kosova në bashkëpunim me Shoqatën PePeKo, me ç’rastë është angazhuar një ekspert për krijimin e strategjisë për çasje në tregjet e Evropës, i cili hulumtimin e tij e prezantoi përpara pjesmarrësve.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin: Ministria e Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; kompanitë anëtare të shoqatës sonë dhe disa
donator të tjerë.
Pas prezantimit të hulumtimit dhe diskutimit me të pranishmit, është mbajtur një punëtori me kompanitë anëtare të shoqatës, e cila nxiti diskutim rreth zgjidhjes së problemeve me të cilat po ballafaqohet sektori i përpunimit të pemëve dhe perimeve.
Edhe ky aktivitet është mbështetur nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.